Lajmet e fundit
Klubi mbretëror që ende po synon ta mbajë në Madrid qendërmbrojësin, ka vendosur që nëse ai largohet, të nxjerrë maksimumin e përfitimeve nga ky transfer.

Real Madrid është i vendosur që të mos e shesë qendërmbrojtësin Sergio Ramos. Por, në rast se ai e do gjithsesi largimin, do të sigurohet që përfitimet nga ky kalim të jenë sa më të mëdha.
‘Los Blancos’ ende janë duke planifikuar që ta mbajnë zëvendëskapitenin dhe t’u kthehen bisedimeve për kontratë të re me të, pasi ato pothuaj dështuan javë më parë. Zhvillimet e muajve të fundit kanë bërë që lojtari të ketë marrëdhënie të tensionuara me presidentin e klubit, Florentino Perez, që e ka bërë të parin të mendojë për t’u larguar.
Për këtë Real Madrid është shumë i vendosur. Nëse Ramos nuk sheh rrugë tjetër veç largimit, për të përmbyllur këtë proces do të aplikohet ligji ‘Di Maria’.
Sezonin e shkuar argjentinasi u largua nga klubi drejt Manchester United, për një vlerë të caktuar që shumëzohej me numrin e viteve të kontratës tek ‘Djajtë’. Ai nënshkroi kontratë pesëvjeçare me United, për 15 milionë në vit. Kjo bëri që në total transferi të peshojë 75 milionë euro.
Nëse aplikohet e njëjta strategji, transferi i Sergio Ramos do të kishte peshë pothuaj të njejtë me transferimin e Cristiano Ronaldo e Bale: 100 milionë euro. Pra, 20 milionë euro në sezon, për pesë sezone.