Piloti italian, Gabriele Mini ka triumfuar të shtunën në garën Sprint në kategorinë Formula 3 në Hungari.
Garuesi i ekipit Hitech Pulse Eight startoi i pari, por e humbi më pas pozitën në duel me Nikita Bedrin-in në Hungaroring, përcjell klankosova.tv.
Por Mini qëndroi afër dhe nuk u dorëzua, fillimisht e ktheu pozitën e parë dhe më pas e menaxhoi garën për ta arritur fitoren e dytë këtë sezon.
Ndërsa lideri i kampionatit Gabriel Bortoleto u paraqit mjaft mirë pasi nga pozita e 4-të në fund e zuri vendin e 2-të në podium.
Teksa Bedrin u deshtë kënaqej me pozitën e tretë.
Për të dhe ekipin Jenzer Motorsport, ky ishte podiumi i parë i sezonit.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.