Lajmet e fundit

Dhjetëra vullnetarë kanë hyrë në një minierë ari të braktisur në Afrikën e Jugut për të ndihmuar mijëra minatorë të paligjshëm që gjenden nën tokë tash e një muaj.
Për shkak se minatorët hynë në bosht në Stilfontein qëllimisht, të dëshpëruar për të tërhequr mbetjet e arit ose mineraleve, autoritetet kanë marrë një qëndrim të ashpër, duke bllokuar furnizimet me ushqim dhe ujë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Më herët gjatë javës, një ministër i qeverisë tha: "Ne do t'i tymosim".
Minatorët kanë refuzuar të bashkëpunojnë me autoritetet pasi disa janë emigrantë pa dokumente dhe kanë frikë se do të dëbohen ose arrestohen.