Lajmet e fundit

Yerry Mina ishte i dëshpëruar pas eliminimit të Kolumbisë në 1/8 e finales së Kupës së Botës, ndonëse dha performanca heroike për vendin e tij në këtë garë.
Megjithatë, pasi ishte qetësuar, ai kishte folur edhe për të ardhmen e tij, duke deklaruar se nuk ka pse t’i dëshmojë dikujt diçka pasi që perëndia ia ka dhënë talentin.
“Nuk kam pse t’i dëshmoj asgjë askujt. Zoti ma ka dhënë talentin. Ajo që kam nevojë është që të luaj me aftësitë e mia më të mira dhe që ta shijoj futbollin", ka thënë ai.
"E ardhmja ime? Jam gjithmonë i relaksuar dhe i besoj Zotit”.