Lajmet e fundit

Yerry Mina e ka pranuar që ka marrë shumë oferta, por do të preferonte që të qëndronte te Barcelona dhe të fitonte nën urdhrat e trajnerit Ernesto Valverde.
“Kam oferta, por dua që t’ia dal te Barça”, ka thënë Mina për reporterët kolumbianë.
“Tash për tash, po i shijoj pushimet, dhe kur të vjen koha, do të vendos me familjen time se çka është më së miri për të gjithë”.
Mina iu bashkua katalunasve nga Palmeiiras për 11.8 milionë euro në janar të këtij viti, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare e gjysmë që përfshin një klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.