Edhe një tjetër mëngjes do të zbardhë me mrekulli nga parketet e NBA-së në platformën numër një në vend Artmotion. Këtë herë direkt nga palestra e kampionëve të Milwaukee Bucks vjen ndeshja mes tyre dhe skuadrës së frikshme të LA Lakers.
Kjo përballje transmetohet të enjten me fillim nga ora 01:30 direkt në Art Sport 1 teksa në komentim të saj do jetë Petrit Zeqiri.
Lakersat e tridentit - James, Davis dhe Westbrook - nuk po arrijnë dot të futen në formë të mirë këtë edicion teksa po iu mungon vazhdimësia, kurse në anën tjetër Giannis Antetokounmpo me shokët e tij tek Bucks janë në krizë të madhe rezultatesh dhe renditen në pozitën e 11-të të lindjes me vetëm gjashtë fitore dhe tetë disfata.
Tek skuadra e Los Angeles Lakers në këtë përballje nuk do të paraqitet Lebron James, ndërsa nga ana tjetër tek Milwaukee mungojnë Divicezo, Middleton dhe Lopez.
5-shet e mundshme startuese:
Lakers: Westbrook, Bradley, Anthony, Davis, Jordan
Milwaukee: Holiday, Allen, Antetokounmpo, Portis, Ojeleye
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.