Rreth 65,000 tifozë të basketbollit u mbushën me brohoritje të forta të martën në mbrëmje ndërsa Milwaukee Bucks fitoi kampionatin e tyre të parë në NBA pas 50 vjetëve.
Bucks mundën Phoenix Suns 105-98 për të fituar Finalet e NBA, katër ndeshje me dy, transmeton Klankosova.tv.
Tifozët u panë duke festuar në rrugë sapo që u konfirmua fitorja.
Giannis Antetokounmpo u emërua MVP i Finales. Ai pati një super përformancë prej 50 pikë, 14 kërcime dhe pesë goditje të bllokuara.
Ishte ndeshja e tretë kjo seri me të paktën 40 pikë dhe 10 kërcime për Antetokounmpo, një përformancë dominuese e finales debutuese që zë vendin e tij ndër më të mirët që kan luajtur në finale.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.