E diela në kanalet sportive të Art Motion do të hapet me ndeshjen e shtatë të gjysmëfinales në fazën play off nga lindja.
Në orën 02:30 të mëngjesit, Brooklyn Nets do të jetë nikoqire e Milwaukee Bucks dhe kjo ndeshje transmetohet në Art Sport 1.
02:30 Milwaukee Bucks – Brooklyn Nets ART SPORT 1
Në ndeshjen e kaluar, kur të gjithë menduan se Brooklyn do të kalonte në finale, Bucks me treshen Antetokounmpo-Middleton-Holiday përmbysën gjithçka duke fituar ndeshjen e gjashtë dhe barazuan serinë në 3-3.
Pa Kyrie Irving, Brooklyni në ballafaqimin e fundit të serisë duhet të mbështetet tek dyshja Durant-Harden për të mos e dështuar këtë sezon, pasi që nga fillimi i sezonit, bardhezinjtë nga New Yorku janë cilësuar favorit për ta fituar trofeun më prestigjoz në botë. Në seri, Nets-Bucks janë baraz 3-3.
Milwaukee, 5-shja e mundshme startuese:
Capela, Collins, Huerter, Bogdanovic, Young
Brooklyn, 5-shja e mundshme startuese:
Embiid, Harris, Korkmaz, Curry, Simmons
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.