Werder Bremen mbrëmë u kualifikua në fazën e 1/8 të Kupës së Gjermanisë. Skuadra nga Bremeni mposhti Heidenheimin me rezultat 5-1. Golin e parë në këtë ndeshje e realizoi Milot Rashica me një gjuajtje të bukur në minutën e gjashtë. Pas kësaj paraqitje të mirë, ylli i Kosovës u shpall edhe lojtari më i mirë i ndeshjes. Rashica edhe sezonin e kaluar ishte shpallur disa herë lojtari më i mirë në ndeshjet e Kupës. ●●●Shpërndaje këtë artikullASHKRIMI NGAalbertEditorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.Të gjitha artikujt →Ndiq në newsletter