Ylli dardan, njëherit futbollisti i kampionit të shumëfishtë turk, Besiktas, Milot Rashica i ka dërguar një mesazh motivues Burimit.
Ai përmes një videoje i dha kurajo për ta vazhduar lojën brenda dhe i dërgoi në fanellë të Përfaqësueses së Kosovës me mbishkrimin "për Kingun".
“Shpresoj që jeni duke e shiju këtë eksperiencë, po du me i uru shumë suksese Burimit, shpresoj që po kalon sa më mirë. Shihemi kur të del jashtë, forca”, ishte mesazhi i Rashicës për Burimin.
Ai ka treguar se kishin luajtur në një ekip me Rashicën për klubin Llamkos Kosova.
Ndiqeni videot për më shumë:
https://youtu.be/1rM_7qPYS4w
https://youtu.be/ZzKChKHhytk
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.