Lajmet e fundit

Milot Rashica nuk di të ndalet në kampionatin gjerman, pasi ka shënuar një gol tjetër sot kundër Leverkusenit.
Lojtari i Werder Bremenit ka gjetur golin e dytë për skuadrën e tij, në fitoren 1-3 në transfertën e vështirë të Leverkusenit.
Sulmuesi kosovar ka marrë topin nga Kruze jashtë zonës, është futur drejt saj dhe me një gjuajtje me këmbën e djathtë ka çuar topin në rrjetë dhe tifozët në delir, shkruan syri.net.
Ky ishte goli i gjashtë për të në 17 ndeshje të kampionatit gjerman.