Lajmet e fundit

Pas një pauze të shkurtër, në ekranin e Klan Kosova, po rikthehet moderatori dhe gazetari i njohur Milot Hasimja.
"Krejt KAPAK me Milotin'', është emisioni i ri që do sjell një freski të re dhe plot energji për audiencën.
Do ofrojë një përzierje të humorit, reportazheve interesante dhe momenteve që nuk duhet t’i humbisni!
Emisioni premton të sjellë tema të ndryshme dhe shumë emocion, duke ofruar një shfaqje dinamike dhe tërheqëse për të gjithë ata që kërkojnë të shohin diçka ndryshe dhe argëtuese.
''Pas një pauze 4 mujore po kthehem me emisionin Krejt KAPAK me Milotin në KLAN KOSOVA. Me keni mungu, ju kam mungu por qe i erdhi koha kësaj pune, tash e dini adresën për reportazhe ? Për orën dhe ditën e transmetimit ju lajmërojë Ju DO PILA Se shpejti Krejt KAPAK me Milotin në Klan Kosova''.