Lajmet e fundit
James Milner ka thënë se synon të fitoj trofe me Liverpoolin.
Mesfushori i Liverpoolit James Milner ka treguar ngazëllimin në klub pas përmirësimit të formës nën urdhrat e Jurgen Kloppit.
Skuadra nga Anfield Road është ngjitur në pozitën e gjashtë në Premierligë, ka kaluar në fazën e radhës të Ligës së Europës dhe do të përballet me Southamptonin në Kupën e Ligës.
Nën-kapiteni Milner ka thënë se atmosfera në klub është përmirësuar shumë, ndërsa skuadra synon trofe.
“Është kohë e mirë për të qenë në klub. Të gjithë janë të ngazëllyer”.
“Kemi skuadër dhe lojtarë të talentuar – përzierje përvoje dhe euforie, nën urdhrat e një menaxheri të ri”.
“Nëse punojmë shumë dhe përmirësohemi do të arrijmë suksese”.