Lajmet e fundit

Kompania multimilionëshe ‘’Milka’’, së fundi ka njoftuar për një konkurs pune tejet të veçant.
Kjo pasi stafi i kompanisë së çokollatës ‘’Milka’’ së fundi ka shpallur konkurs për testues çokollatash, njofton Klan Kosova.
Sipas një artikulli të tabloidit gjerman Bild, vet kompania e çokollatës në fjalë e ka konfirmuar një ofertë të tillë e cila vlenë saktësisht për ata që e duan dhe çmenden pas çokollatave.
Poashtu ‘’Milka’’ ka bërë të ditur se pothuajse 1500 persona kanë aplikuar për vetëm 24 orë për një pozitë pune si testues i çokollates së ‘’Milka-s’’, njofton Klan Kosova.