Lajmet e fundit
Portugezi thotë se njerëzit do të surprizoheshin po ta kuptonin sa shumë ka harxhuar Arsenal në sezonet e fundit, por shifrat tregojn se Chelsea ka harxhuar goxha më shumë.

Jose Mourinho duhet që vet të marrë një kalkulator dhe të llogarisë vlerën e përgjithshme të transfereve të bëra nga Chelsea vitet e fundit, pas deklaratave të tij ku ai sugjeron të gjithë që të bëjnë llogarinë e harxhimeve të Arsenal sezoneve të fundit.
“Po të mledhni shpenzimet e bëra nga Arsenal vitet e fundit do të habiteni”, tha Mou, duke folur për deklaratën e Ëenger, kur ai pati thënë se ishte “e pamundur” që Arsenal të kishte gjasa për titull deri tani.
“Merr një kalkulator. Është e thjeshtë dhe nuk lë vend për spekulime”.
“Arsenal ka transferuar një portier të shkëlqyer dhe ky bashkë me transfere tjera bëjnë goxha para”.
Por, nga llogaritë del se shpenzimet e Arsenalit nuk janë as përafërsisht afër atyre që Mou ka bërë, pasi ‘Gunners’ që prej rikthimit të ‘Special One’ në Premier League kanë harxhuar 148.1 milionë funte, krahasuar me 236.7 milionë funtet e harxhuara nga blutë.
Këto janë shpenzimet e dy klubeve në peridha të njëjta kohore: