23.07.2019 · përditësuar para 2542 dite1 min lexim
Ed Sheeran shpesh herë është shprehur i shqetësuar nga rritja e famës së tij dhe tani këngëtari ka shpenzuar një shumë marramendëse për hir të privatësisë së tij.
Ai ka harxhuar rreth katër milionë funte për të blerë dy shtëpi private pranë vilës së tij.
“Kur pati mundësinë për të blerë shtëpitë rreth tij, e bëri. Në këtë mënyrë nuk do të ankohet njeri për zhurmat prej muzikës, apo për festat që mund të organizojë”, tha një burim për “The Sun”.
Me të njëjtën logjikë, Ed Sheeran raportohet se ka blerë pak kohë më parë edhe apartamentin sipër restorantit që ka në pronësi, në Notting Hill.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.