Lajmet e fundit

Alexandra Andresen është miliarderja më e re në botë.
Revista Forbers, i ka listuar njerëzit më të pasur në botë për vitin 2016 dhe trashëgimtarja norvegjeze është njëra me pasuri me vlerë 1 miliardë e 2 milionë.
Babai i 19 vjeçares, Johan Andresen, i ka transferuar 42 përqind të aksioneve të tij në emrin e vajzës, transmeton Klan Kosova.
Ai gjithashtu i’a kishte transferuar 42 përqind të aksioneve të kompanisë në emër të motrës së saj, Katherina e cila është milarderja e dytë më e pasur në botë.
Por pavarësisht se familja e Alexandras është njëra ndër më të famshmet në Norvegji, ajo nuk është thjesht një fëmijë i pasur.
Ajo është e pasionuar pas kalërimit, e madje ka fituar çmime të shumta.
Gjithashtu prindërit e saj e kanë mësuar atë që të bëjë jetë të thjeshtë dhe të jetë modeste.
Edhe pse ajo ka pasuri mbi një miliardë dollarëshe, ajo ka ruajtur edhe paratë që i ka fituar vet si dhe gjithashtu vozitë vetura të dorës së dytë.