Një miliarder egjiptian, ka thënë se e e ka konsideruar që t’ua blejë një ishull në Mesdhe të gjithë refugjatëve që ikin nga konfliktet dhe varfëria.
Naguib Sawiris ka folur për idenë e tij në Twitter në fillim të kësaj jave, duke thënë se do t’i shikojë të gjithë ishujt që ndodhen në afërsi të bregdetit të Italisë dhe Greqisë.
https://twitter.com/NaguibSawiris/status/638753801655177217
I pyetur se nëse ideja e tij do të mund të funksiononte, Sawiris ka thënë: “Sigurisht që është e mundur”.
“Kemi me dhjetëra ishuj që janë të braktisur dhe do të mund të akomodonim me mijëra refugjatë aty”.
Sawiris, pasuria e të cilit vlerësohet të jetë 2.9 miliard dollarëshe, ka thënë se edhe pse kjo ide mund të jetë problematike, diçka duhet bërë që t’iu ndihmohet refugjatëve që tentuan të shpërngulen në Europë në kërkim të një jete më të mirë.
“S’më pëlqen mënyra se si ata po trajtohen. Po trajtohen si kafshë”, ka thënë ai, shkruan The Independent, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.