Mbrëmë në Sunny Hill Festival, performoi Miley Cyrus – këngëtarja me famë ndërkombëtare, e cila elektrizoi skenën në parkun e Gërmisë, njofton Klan Kosova.
Pasi Dua Lipa postoi një fotografi me të, në të cilën e quajti mbretëreshë, Miley bëri të njëjtën gjë veçse imazhin e bëri bardh e zi.
“Dy mbretëresha janë më mirë se një. E dua këtë vajzë. Krenare me ty Dua Lipa. Mezi pres të të njoh më tepër dhe familjen tënde. Të dua”, ka shkruar ajo.
Sonte në Sunny Hill, pritet të performojë Gashi dhe shumë artistë të tjerë shqiptarë.
https://www.instagram.com/p/B0tNORYpPnC/
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.