Lajmet e fundit

Klubi italian A.C Milan, e ka marrë mjaft seriozisht përforcimin e skuadrës me lojtar të rinj pas stinorit të dështuar vitin e kaluar.
Rossonerët pas transferimit të sulmuesit kolumbian Carlos Bacca dhe mesfushorit italian Bertolaci, ekipi i djallit ka arritur akord edhe me mesfushorin e Paramas, Jose Mauri.
Agjenti i lojtarit e ka konfirmuar se Mauri do të transferohet në San Siro.
" Po, ai është një lojtar i Milanit, vetëm disa detaje të vogla për të zgjidhur para zyrtarizimit."
"Shumë klube kanë qenë të interesuar për të. Fiorentina, Juventus dhe klubet e tjera të mëdha evropiane por Milani donte atë qysh muaj më parë. Ata ishin të gatshëm të paguajnë Parma për të marrë atë që në janar."
"Ai ka talent të madh dhe ka për të shfaqur atë tani në fushë. " tha ai për mediat italiane.