Lajmet e fundit

Milani ka barazuar me Leccen, me rezultat 2-2, në kuadër të xhiros së 18-të në Serie A.
Goli i parë në ndeshje u shënua nga Theo Hernandez, i cili realizoi autogol, në minutën e 3’, teksa Federico Baschirotto dyfishoi epërsinë në minutën e 23. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Milani u rikthye në lojë duke e barazuar rezultatin. Fillimisht Rafael Leao ngushtoi epërsinë me një gol në minutën e 58’.
Ndërsa ishte Davide Calabria që barazoi shifrat në 2-2, me një gol në minutën e 70’. Më gola nuk prodhoi kjo dhe përfundoi në barazim 2-2.
Milani pas barazimit kalon në vendin e dytë me 38 pikë, pas 18 ndeshjeve. /Klankosova.tv.