Lajmet e fundit

Milani ka mposhtur Lazion si mysafir me rezultat 1 me 3.
Golin e parë për Milanin e shënoi mesfushori Andrea Bertolacci në mintën e 25-të
Sapo hyri në lojë shënoi. Kështu mbrojtësi Philipe Mexes tundi rrjetën për epërsinë 2-0 të Milanit ndaj Lazios.
Francezi doli të jetë zëvendësim i qëlluar i Mihajloviqit dhe loja e Milanit që nga pjesa e parë është shoqëruar me një siguri dhe rrjedhshmëri të madhe, kjo fitore është e treta radhazi për ekipin e djallit.
Carlos Bacca në minutën e 79-të, trefishon epërsinë ndaj Lazios dhe që sipas të gjitha gjasave kjo do të jetë edhe një nga fitoret më të larta në këtë stinor për Milanin.
Kurse, për ngushtim të rezultatit 1 me 3 , por pa shkaktuar ndonjë rrezik për rezultat shënoi Ricardo Kishna i Lazios pesë minuta pa përfunduar takimi.