Lajmet e fundit

Milani është duke përgatitur një ofertë për sulmuesin e Sassuolos, Domenico Berardin.
Berardi ka arritur tashmë shifra të dyfishta për gola dhe asistime këtë sezon dhe është kandidati i preferuar i Stefano Piolit për t'u bërë krahu i ri i djathtë i Milanit në verë.
Sipas La Gazzetta dello Sport, drejtorët e Milanit dhe Sassuolo do të takohen së shpejti për të diskutuar për 28-vjeçarin dhe shokun e tij të skuadrës Gianluca Scamacca.
Sassuolo e vlerëson Berardin në 30 milionë euro, por kuqezinjtë nuk janë të gatshëm të ofrojnë aq shumë për një lojtar që do të kishin vështirësi ta shesin sërish në të ardhmen për shkak të moshës së tij.
Për këtë arsye, ata mund të bëjnë një ofertë me opsion ose detyrim për ta blerë, shkruan footballitalia, transmeton Klankosova.tv.
Strategjia e kuqezinjve sugjeron që negociatat midis dy klubeve mund të zgjasin aq sa verën e kaluar kur Sassuolo dërgoi Manuel Locatelli në Juventus me një formulë të ngjashme: huazim me detyrim për ta blerë.
Berardi nuk është objektivi i vetëm për kuqezinjtë pasi Noa Lang, Charles De Keetaere dhe Marco Asensio janë gjithashtu në radarët e tyre.
Yacine Adli do t'i bashkohet Milanit pas huazimit të tij te Girondins Bordeaux.
Ylli francez ka shënuar një gol dhe ka dhënë tetë asistime në 31 paraqitje në Ligue 1 këtë sezon.