Lajmet e fundit

Në pritje të zhvillimeve më të reja në transferimin e Romagnolit dhe Ibrahimovicit, Milani është duke punuar edhe në largimin e lojtarëve të padëshiruar në skuadër.
Pas largimit të El Shaarawyt, në Monaco, kuqezinjtë së shpejti mund t’i thonë lamtumirë edhe Keisuke Hondas.
Japonezi do të ketë shumë pakë hapësira në sezonin e ri në San Siro, posaçërisht me ardhjen potenciale të Ibrahimovicit dhe me lojtarët aktual Menez, Bonaventure dhe Suso, që mund të luajnë në vendin e tij.
Interesim për shërbimet e tij ka shprehur skuadra e Schalkes, të cilët mund ta humbin yllin e tyre Julian Draxler, që kërkohet me ngulm nga Juventusi.