Milani ka kontaktuar Liverpoolin për ta marrë Federico Chiesan në huazim, raporton gazetari Orazio Accomando. Sulmuesi italian është i interesuar për një rikthim në Serie A dhe Milani është ndër opsionet e preferuara të tij.
Por Liverpooli nuk dëshiron ta lëshojë vetëm në huazim, përveç nëse përfshihet detyrimi për blerje në fund të sezonit, transmeton Klankosova.tv.
Chiesa pati një sezon të vështirë në Angli, me vetëm 14 paraqitje dhe katër si titullar. Bisedimet mes palëve pritet të vazhdojnë.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.