Lajmet e fundit

Milani ka shënuar fitore tejet të rëndësishme ndaj Sampdorias, në kuadër të javës së 25-të në Serie A.
Golin e vetëm dhe të fitores për rossonerët e shënoi Rafael Leao në minutën e 7-të, pas një asistimi nga portieri Mike Maignan.
Në pjesën e dytë, dy skuadrat u munduan të kalonin në epërsi, por që në fund ndeshja përfundoi me fitoren e rossonerëve.
Milani pas fitores kalon në pozitën e parë në tabelë me 55 pikë, pas 25 ndeshjeve, me Interin që pozicionohet në vendin e dytë me 54 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar. /Klankosova.tv/
https://twitter.com/_InsideMilan/status/1492826721871179777