Lajmet e fundit

A.C Milan i ka kthyer sytë kah mesfushori i rivalit të përjetshëm Inter,Fredy Guarin. Axel Witsel është shumë i shtrenjtë për Milanin, kështu që një transferim i kolumbianit duke e përfshirë një marrëveshje të pjesshme të këmbimit mund ta përfundoj marrëveshjen e klubeve nga San Siro.
Rossonerët pas përforcimit të sulmit janë të interesuar për të afruar lojtarë në mesfushë dhe mbrojtje, Guarin shihet si njëri nga mesfushorët ideal për stabilizimin e mesfushës.