Lajmet e fundit

Milani është duke shpresuar që të sigurojë një marrëveshje me yllin e Arsenal, Jack Wilshere në fund të sezonit, raporton Daily Star.
Anglezi kishte mundësinë që të bashkohej me gjigantin italian këtë verë, por që kaloi në Bournemouth si huazim.
Wilshere ka bërë tetë paraqitje nën drejtimin e Eddie Howe, kurse e ardhmja e tij thuhet se mund të jetë larg Anglisë.
24 vjeçari është përballur me shumë probleme gjatë karrierës së ti dhe ka bërë vetëm 105 paraqitje përgjatë nëntë sezoneve te klubi nga Londra Veriore.
Milan dëshiron që ta blejë atë me një marrëveshje të përhershme, kurse kontrata e tij skadon vitin tjetër./Klan Kosova/