Lajmet e fundit

Një ndeshje e çmendur ka shkuar sot në mes Milanit dhe Frosinones.
Ishin të parët mysafirët që avancuan me dy gola në pjesën e parë një në minutën e dytë dhe të dytën në fundin e pjesës së parë, të dyja nga distanca.
Bacca ngushtoi rezultatin, por kjo u la nën hije pasi Frosinone ngriti epërsinë në 3 me 1.
Luca Antonelli në topin e parë të prekur pas futjes në lojë shënoi, kurse fundin e ndeshjes e vendosi Jeremy Menez në minutën e 90-të nga penaltia, edhe ky i futur në lojë kah fundi i ndeshjes.