Lajmet e fundit
Ish lojtari i skuadrës nga San Siro, ka këshilluar kuqezinjtë që ta angazhojnë teknikun italian, në mënyrë që t'u kthehen fitoreve dhe sukseseve

Kakhaber Kaladze mendon se Milan duhet ta angazhojë Carlo Ancelotti, në mënyrë që t'u kthehet sukseseve.
Strategu italian u shkarkua nga posti i shefit të stolit të Bayern Munich, pas humbjes 0-3 nga Paris Saint-Germain, në Ligën e Kampionëve.
Pas kësaj ngjarje, legjenda gjeorgjiane, pjesë e Milan dikur, ka këshilluar skuadrën nga San Siro që ta angazhojë Ancelotti.
"Milan, angazhoje Ancelottin. Me Ancelottin mund të ktheheni fitues”, ka thënë ai për Corriere Dello Sport.