Lajmet e fundit

Milani po përpiqet të ndërtojë një skuadër të fortë për rikthimin e tyre në Ligën e Kampionëve. Një nga emrat është Hakim Ziyech i Chelsea.
Rikthimi i Milanit në Ligën e Kampionëve ka ngritur interesim dhe optimizm në zyrat e San Siro. Hapi tjetër, para fillimit të sezonit, është formimi i skuadrës.
Për këtë arsye, klubi Rossoneri ka vënë në shënjestër lojtarët me cilësi të lartë në listwn e transferimeve. Dhe një prej tyre, sipas mediave italiane, është anësori i Chelseat, Hakim Ziyech, shkruan besoccer, transmeton Klankosova.tv.
Lojtari maroken nuk ka pasur një sezon të mirë me klubin londinez. Mungesa e kohës për të luajtur mund të çojë në një ndryshim të klubit.
Aty shfaqet emri i Milanit. 'Rossonerët' po kërkojnë një lojtar me ritëm dhe shpejtësi. Dhe Ziyech është i zgjedhuri, sipas mediave italiane.
Një tjetër lojtar që ishte në listën e Milanit është Vlasic. Sidoqoftë, është Monako ai që duket se është në pozicionin më të mirë për të nënshkruar me lojtarin kroat.