Lajmet e fundit
Skuadra nga qyteti i modës ka të gatshë një 'çek të bardhë' për shërbimet e mesfushorit të Atletico Madrid.

Milan është në kërkim të yjeve për t’i dhënë formë projektit të ri para fillimit të sezonit tjetër. Me Bee Taechaubol si aksionar i ri, skuadra italiane ka raportuar 150 milionë euro të lira për investime. I pari në listën e transferit është sulmuesi i Porto, Jackson Martinez, bisedimet për të cilin thuhet të jenë në fazat finale. Pas tij renditet mesfushori turk i Atletico Madrid, Arda Turan, që me dy vite kontratë të mbetur në kryeqytetin spanjoll, ka çmimin 41 milionë euro.
Deklaratat e Simeone, që ai ka pritur më shumë nga Arda sezonin që shkoi. Shto këtu edhe trasnsferin e mundshëm të Luciano Vietto dhe turkut nuk do ti mbetet shumë hapësirë në Vincente Calderon.
Por, megjithë interesimin nga skuadra italiane, Turan duket se nuk po mendon veç për Atletico Madrid.
“Jam në një skuadër me shpirt garues, e pëlqej garën dhe ndihem krenar që kam kontribuar në krijimin e saj. Poashtu ndihem i lumtur për dashurinë që më kanë dhururar fansat”.
Do të jetë verë interesante për Turan, që mendon të shijoj Champions League sezonin tjetër, por nga ana tjetër, Milan për të ka të gatshëm një ‘çek të bardhë”.