Lajmet e fundit

Skuadra italiane Milan nuk është duke iu ndarë synimit të saj për të transferuar mbrojtësin Alessio Romagnolin nga Roma.
Oferta thuhet se kap vlerën prej 25 milionë euro, ndërsa Roma ka thënë se nuk do ta lë të lirë lojtarin nëse nuk përmbushet kërkesa e tyre prej 30 milionë euro.
Milan raportohet se përveç Romagnolit është vënë pas edhe Ibrahimovicit të cilit trajneri i
PSG, Blanc i ka hapur derën për t’u larguar, transmeton Klan Kosova.