Lajmet e fundit

Drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, ka zbuluar që ata kanë tentuar dhe kanë dështuar që të nënshkruajnë me Andrea Belotti-n, megjithatë tha se ende shpresojnë në transferimin e tij.
"Tentuam që ta marrim te Milan, por ishte mjaft e vështirë për disa arsye”, tha Mirabelli.
“Megjithatë, ai është një lojtar i fuqishëm dhe fans i Milanit, andaj kush e di, ndoshta një ditë ai mund ta bartë fanellën që e ëndërronte si fëmijë”.