Lajmet e fundit

Rossonerit nuk janë të gatshëm që të heqin dorë nga 21 vjeçari, i cili po konsiderohet të jetë njëri ndër mbrojtësit më me perspektivë në botë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.
AC Milan, insiston se Alessio Romagnoli nuk është në shitje, pavarësisht se ka marrë një ofertë të madhe nga Chelsea.
Klubi i Premier Ligës, është përmendur për një numër mbrojtësish gjatë kësaj periudhe transferosh, mirëpo oferta e tyre për Romagnolin u është refuzuar. Është raportuar se fjala ishte për 35 milionë euro, përfshirë edhe bonuset.