Lajmet e fundit
Milani ka arritur që të kompletojë transferimin e sulmuesit Luiz Adriano nga SHakhtar Donetsk.

Kjo është bërë e ditur edhe në faqen zyrtare të klubit ku ndër tjera thuhet: “AC Milan njofton se sot ka siguruar të drejtat e Luiz Adrianos nga Shakhtar Donetsk”.
Adriano ka qenë i kërkuar edhe nga rivali tjetër italian, Roma, por që zgjedhja e tij e parë ishte Milani.
Kjo është një blerje me rëndësi për Rossonerët, pasi gjatë ditës është raportuar edhe për një marrëveshje me sulmuesin tjetër Carlos Baça nga Sevilla.