Lajmet e fundit

Milan është mposhtur si vendas nga Empoli.
Rosonerëve nuk u shkoi mirë takimi nga fundi i pjesës së parë, kur edhe pranuan golin e parë, që e realizoi Mchedlidze.
Edhe në pjesën e dytë, Empoli u tregua më dominant çka edhe shënuan për 0:2 në minutën e 67 të takimit, transmeton Klan Kosova.
Për golin e nderit për vendasit u përkujdes, Lapadula tetë minuta pa përfunduar takimi.
Kështu ky takim përfundoi me rezultatin 1:2. Pas kësaj disfate Milani pozicionohet i gjashti në Serie A.