Lajmet e fundit
Skuadra nga San Siro është duke përcjellë me kujdes situatën e sulmuesit, në tentimin për të siguruar shërbimet e tij gjatë verës

Milan është ende i interesuar për Andrea Belotti, teksa rosonerët vazhdojnë të ndërtojnë skuadrën për edicionin e ri.
Sulmuesi i Torino ka qenë i lidhur me një varg skuadrash, përfshirë gjigantët e Premierligës, Manchster United dhe Chelsea, por edhe skuadra nga San Siro ka interesim për të.
Pasi vazhdoi kontratën e Gianluigi Donnarumma dhe siguroi shërbimet e Andrea Conti, Andre Silva, Hakan Calhanoglu, Ricardo Rodriguez dhe Franck Kessia, gjiganti italian e do edhe Belotti.