Lajmet e fundit
Presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka konfirmuar se e dëshiron në skuadër yllin e PSG, Zlatan Ibrahimovic.

Ai është shprehur i gatshëm që për Ibran të ndajë nga gjashtë milionë euro për sezonë, nëse ai pranon të kaloj në San Siro.
Paga e lartë raportohet se do të jetë shkak që Ibra mund të rikthehet në skuadrën e dikurshme.
Kontrata aktuale me Paris Saint-Germain suedezit i skadon në vitin 2016, ndërsa Rossonerët atij do t'i ofrojnë një kontratë tre vjeçare.
Edhe trajneri Mihajlovic është i interesuar për ta transferuar atë, sikur edhe tifozët e klubit.