Lajmet e fundit

Milan ka arritur që ta përmbys rezultatin përballë Interin në derbin italian.
Kuqezinjtë ishin duke u mposhtur nga Interi në pjesën e parë me rezultat 1-0, me golin e Perisiq, transmeton Klankosova.tv.
Kur u mendua se gjithçka po mbyllet, Milan shënoi dy herë për tre minuta.
Giroud shënoi në minutën e 75-të, ndërsa pas tre minutave i njëjti shënoi një gol mjaft të bukur për t’i dhënë epërsinë përfundimtare Milanit.
Me këtë fitore, Milan gjendet në pozitën e dytë me 52 pikë, një më pak se Interi që është në vendin e parë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar se Milan.