Lajmet e fundit

Milan dëshiron që ta mposhtë Chelsean në luftë për talentin e Genoas, Pietro Pellegri, duke u pajtuar për një marrëveshje janari, sipas calciomercato.com
Pellegri ka qenë tash sa kohë cak i Milan, dhe pasi që 16 vjeçari bëri historinë duke u bërë më i riu në Serie A që arrin të shënojë dy herë në një ndeshje, ata duan ta transferojnë gjatë vitit të ri, dhe pastaj ta lënë ta kalojë pjesën e mbetur të sezonit si huazim te Genoa.