Lajmet e fundit

Milan është i vendosur që ta transferojë Timeou Bakayoko-n nga Chelsea në mëyrë permanente, raporton Tuttomercatoweb.
Mesfushori ka impresionuar me paraqitjet e tij për klubin italian që kur u huazua nga Të Kaltrit, duke numëruar 37 paraqitje për ta teksa zënë vendin e katërt në Serie A.
Sidoqoftë, Kuq e Zinjtë do të provojnë që t'ia ulin çmimin prej 35 milionë funtesh sa i kërkojnë londinezët, ndonëse janë të vendosur që ta mbajnë francezin në "San Siro".