Lajmet e fundit

Mbrojtësi i Fiorentinës, Nikola Milenkoviq, ka ngjallur interesimin e Milanit dhe Napolit, sipas raportimeve nga Le10Sport.
Të Vjollcët do ta lejonin largimin e 22 vjeçit nëse do të pranonin një ofertë prej 30 milionë eurosh këtë verë, dhe asnjë cent më pak.
Përderisa Milani tashmë e ka Milenkoviqin cak kryesor, Napoli po e sheh atë si zëvendësim potencial të Kalidou Koulibaly-t nëse ky i fundit vendos që të largohet nga Stadio San Paolo.