Lajmet e fundit
Dy skuadrat nga i njëjti qytet janë duke negociuar një shkëmbim të mundshëm të lojtarëve.

Milan dhe Inter, skuadrat që veç qytetit ndajnë edhe të njëjtin stadium, San Siro alias Giuseppe Meazza, janë afër kryerjes së shkëmbimit të Ferdy Guarinit dhe Alessio Cercit.
Këtë operacion e ka nisur Sinisa Mihajlovic që i ka kërkuar homologut të tij Roberto Mancini, me të cilin ka punuar tek Inter dhe Lazio, të shikojë mundësitë për ta realizuar këtë shkëmbim.