Lajmet e fundit

Në Angli flitet për një rikthim të sulmuesit të Milanit, Mario Balotelli te Liverpool. Duke parë që sulmi i “The Reds” nuk po funksionon siç duhet, tifozët i kërkuan drejtuesve të klubit rikthimin e italianit në merkaton e Janarit. I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kuqezinjve të cilët i bënë të ditur anglezëve se nuk kanë ndërmend të prishin akordin e huazimit të sulmuesit të cilin sipas kontratës e kanë deri në fund të sezonit. Gjithsesi e ardhmja e lojtarit do të vendoset në bazë të rendimentit të tij.