Lajmet e fundit

Milan është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së mesfushorit argjentinas të Besiktas, Jose Ernesto Sosa.
Në orët e ardhshme pritet që kuqezinjtë të derdhin 8 milionë euro në arkat e klubit turk.
Sosa u shpall futbollisti më i mirë i kampionatit turk, pas titullit të fituar me Besiktas ka qenë më parë në Serie A në sezonin 2010-11, tek Napoli.
Mesfushori, që gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me Bayern Munich e Atletico Madrid, numëron edhe 19 ndeshje dhe 1 gol.