Lajmet e fundit

Gazetari Milaim Zeka ka bërë një ndërrim të profesionit të tij. Ai për një ditë nga gazetari është bërë konduktor dhe ka kaluar një ditë në autobus me qytetarët.
Zeka ka treguar se jashtë Kosovës ka punuar si kamerier, si pastrues dhe si gazeta shitës, njofton Klan Kosova.
Ai është dukur mjaft i hapur dhe i qeshur me qytetarët që e pritën mirë gazetarin dhe të gjithë e njihnin dhe qeshin me batutat e tij të shpeshta.
Për më shumë ndiqeni kronikën e Orës 7, të përgatitur nga gazetarja Shqipe Berisha.