Lajmet e fundit

Imazhet po vazhdojnë të dalin nga funeralet e liderit të lartë të Hezbollahut, Ibrahim Aqil dhe anëtarit të Hezbollahut, Mahmoud Hamad në Bejrut.
Nënkryetari i Hezbollahut, Naim Kassem, tha se grupi i tij tani është në një "betejë të pafundme të kërkimit të llogarisë" me Izraelin, duke kërcënuar pëer më shumë zhvendosje për njerëzit në veriun e Izraelit.
Ai tha se një breshëri raketash të lëshuara nga grupi thellë në Izrael sot ishin vetëm fillimi, duke u zotuar se do të shkatërronte ekonominë e Izraelit.
Breshëria e raketave erdhi pasi një sulm ajror izraelit në Bejrut të premten ku vrau të paktën 45 njerëz, duke përfshirë një nga udhëheqësit kryesorë të Hezbollahut dhe disa luftëtarë të tjerë, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.