Një mijë fëmijë në Brooklyn kanë marrë vaksinën MMR kundër fruthit në javë që nga shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme, njoftoi sot kryetari i bashkisë.
Javën e kaluar, kryebashkiaku Bill de Blasio urdhëroi vaksinimin e detyrueshëm të të gjithëve - fëmijë dhe të rritur - në katër zonat e Brooklyn, të prekura nga shpërthimi i mbi 329 rasteve të fruthit.
Ai tha se 3,300 fëmijë në Williamsburg - epiqendra e shpërthimit - nuk kishin marrë vaksinat.
Të premten në mëngjes, de Blasio tha se tani pothuajse një e treta e tyre janë vaksinuar.
Të tjerë, megjithatë, kanë refuzuar, duke i shtyrë zyrtarët e shëndetësisë të mbyllin pesë shkolla dhe të thërrasin tre prindër në gjykatë, ku mund të përballen me një gjobë prej 1,000 dollarë ose me burgim.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.