Lajmet e fundit
Menaxheri i Rossoneri ka thënë se rezultati i mirë ndaj sicilianëve është tregues i mirë për shanset e arritjes së kualifikimit në Ligën e Kampionëve.

Sinisa Mihajloviq ka thënë se lojtarët e Milanit duhet ta përsërisin paraqitjen e fitores 3-0 në derbi ndaj Interit, kur të vizitojnë Palermon të mërkurën.
Pas fitores që ngriti moralin e skuadrës, Milani ka gjashtë pikë më pak se Fiorentina në Serie A – në pozitën e tretë dhe të fundit që çon në Ligën e Kampionëve.
Dhe Mihajloviq kërkon tre pikët e plota nga udhëtimi në Sicili.
“Fitorja në derbi na shtoi moralin dhe dëshirën për të luftuar edhe më”.
“Mendoj që e kemi kuptuar që mund të bëjmë gjëra të mëdha nëse luajmë në atë mënyrë. Palermo është skuadër e mirë, por ne mund ta mposhtim nëse luajmë siç bëmë ndaj Interit”.
“Besoj në lojtarët, gjithmonë kam besuar në ta”.